Molos Delija, njëri nga personat që u godit për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, do të varroset sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Molosi vdiq në moshën 20-vjeçare.
Nga aksidenti i mbrëmshëm mbetën të vdekur tre të rinj,lidhur me rastin me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar.
Dyshohet se të shtunën u organizuan gara ilegale, ndërsa viktimat ishin në cilësinë e shikuesve kur vetura humbi kontrollin duke i goditur ata për vdekje.