Home LAJME Partia e Vuçiqit shpall fitoren

Partia e Vuçiqit shpall fitoren

0
Partia e Vuçiqit shpall fitoren

Kryeministrja serbe Ana Bernabiq në një fjalim që ka mbajtur ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq i ka ftuar të gjithë për festë. Ajo ka thënë se në bazë të numërimit të më shumë se 50 për qind të vendvotimeve ata kanë fituar 47 për qind të votave. Ndërsa një exitpoll që e ka publikuar gazeta CeSID/IPSOS, partia e Vuçiqit ka arritur fitore me 46.6 për qind të votave, ose 129 mandate.

Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23 për qind ose 63 mandate. Vendin e tretë sipas saj e ka partia e Daçiqit me 6.9 për qind ose 19 mandate.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë banorë. Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 20:00, përveç rasteve ku ka pasur radhë të votuesve duke pritur në qendrat e votimit. Deri në orën 20:00 kanë votuar 59.68 për qind e qytetarëve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vlladimir Dimitrijeviq, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë. Ka treguar se fillimisht do të numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale. Rasha Nedellkov, drejtor i organizatës joqeveritare për vëzhgim zgjedhjesh CRTA, ka pretenduar se vëzhguesit e organizatës janë sulmuar fizikisht dhe makinat e tyre janë dëmtuar rëndë në komunën Oxhaci në veri të Serbisë. Policia e ka arrestuar gjatë ditës një të dyshuar lidhur me këtë incident dhe është thënë se po kryhen hetime. Nedellkov, ka thënë se në Beograd janë sjellë qytetar nga vendet e tjera për të votuar./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here