Dega e AAK-së në Prizren ka bërë të ditur se kryetari i kësaj dege, Besnik Krasniqi se bashku me drejtorin e DPMS-së në Prizren, Edmond Hoxha dhe me disa nga bashkëpuntorët e tij, kanë realizuar të dielën një vizitë në Gllogjan, me rastin e kthimit në vend të gjeneralit Nasim Haradinaj.
”Ndjenjë e veçantë krenarie kur djemtë e Kosovës kthehen kryelartë në votrat e tyre, pasi që lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë.
Përgjithmonë me vlerat e lirisë dhe luftës sublime të UÇK-së.”, shkruhet ndër të tjerash në njoftimin e AAK-së në Prizren./TVPrizreni/