Drejtori sportiv i FC “Liria”, Enis Gashi, sot, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga klubi.
Ndryshe sot, në stadiumin “Përparim Thaçi” Liria ka pritur në shtëpi Llapin, ku edhe kjo ndeshje përfundoi me humbje 0:2.
Njoftimi i plotë:
“Pas një periudhe një vit e gjysmë, kam vendosur të jap dorëheqje.
Gjatë kësaj kohe kishim momente të bukura, por dhe të rënda.
Falenderoj pronarin Raman Kiçe, menagjmentin e tifozët Arpagjik’t, si dhe uroj klubin për të dal nga kjo situatë.
Suksese klubi im” 🤍🖤 !
FC Liria e falenderon për bashkëpunimin dhe uron suksese në vazhdim !