Home LAJME Totaj ndan pamje nga Hoça e Qytetit: Vendbanim i mahnitshëm në komunën tonë

Totaj ndan pamje nga Hoça e Qytetit: Vendbanim i mahnitshëm në komunën tonë

0
Totaj ndan pamje nga Hoça e Qytetit: Vendbanim i mahnitshëm në komunën tonë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë sot pamje nga fshati Hoçë e Qytetit, duke thënë se ky vend me komunitetin punëtor, miqësor dhe të përkushtuar shkëlqen për bukurinë natyrore dhe për njerëzit e tij të mrekullueshëm.

”Ju përshëndes nga Hoça e Qytetit, një vendbanim i mahnitshëm në Komunën tonë!

Si qendër e regjionit të Vërrinit, Hoça e Qytetit dhe fshatrat e tjera të kësaj zone ngjiten bukur nën hijen e malit të Sharrit dhe nën krahët e bukur të bjeshkës së Cvilenit.

Me një komunitet punëtor, miqësor dhe të përkushtuar, ky vend shkëlqen për bukurinë natyrore dhe për njerëzit e tij të mrekullueshëm.

Një vizitë në këtë vend do të ju befasojë me peisazhet e mahnitshme dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të banorëve.”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here