Home LAJME Behar Begaj: Edhe sa kërkesa duhet bërë në DSHP në Prizren, për t’a riparuar ndriçmin publik në Zhur

Behar Begaj: Edhe sa kërkesa duhet bërë në DSHP në Prizren, për t’a riparuar ndriçmin publik në Zhur

0
Behar Begaj: Edhe sa kërkesa duhet bërë në DSHP në Prizren, për t’a riparuar ndriçmin publik në Zhur

Kryetari i Bashkësisë lokale të Zhurt, Behar Begaj, përmes një reagimi ka kritikuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prizreni, pasi në disa lagje të këtij fshati mungon ndriçimi publik.

Begaj thotë se DSHP-së i kanë bërë disa herë kërkesa për riparimin e ndriçimit publik, por nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.

“Edhe sa kërkesa duhet bërë në DSHP-në Prizren, që të ndërmerr masa për t’a riparuar ndriçmin publik në pjesë të ndryshme të fshatit Zhur. Ka me vite të tëra që pjesa e lagjes Zhuri i ri, që përjeton terrin nga papërgjegjësia e DSHP-së. Poashtu edhe shumë pjesë brenda fshatit paguajnë faturën e territ. Kjo tregon se Zhurin e duan vetëm për vota, jo edhe si qytetarë të barabartë…!”, ka shkruar kryetari Begaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here