Home LAJME “Ekoregjioni” iu del në ndihmë kompanive kompetente për pastrimin e borës në rrugën Prizren – Prevallë

“Ekoregjioni” iu del në ndihmë kompanive kompetente për pastrimin e borës në rrugën Prizren – Prevallë

0
“Ekoregjioni” iu del në ndihmë kompanive kompetente për pastrimin e borës në rrugën Prizren – Prevallë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kompania K.R.M “Ekoregjioni” iu ka dalur në ndihmë kompanive kompetente për pastrimin e rrugëve regjionale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,

Ju njoftojmë se në kuadër të përpjekjeve tona për sigurinë dhe qarkullimin e lirë të trafikut në rrugët regjionale, K.R.M “Ekoregjioni” ju del në ndihmë kompanive të cilat janë kompetente për pastrimin e rrugëve regjionale. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, borëpastruesja jonë është në punë për hapjen e rrugës në drejtim të Prevallës.

Me këtë rast, kërkojmë nga ju që ta shmangni lëvizjen me automjete në drejtim të Prevallës dhe Brezovicës derisa punimet të përfundojnë dhe kushtet e sigurisë të rikthehen në nivelin e duhur.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here