Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Haxhi Shala është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohet nga kjo gjykatë.
Ndonëse gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou kishte planifikuar që deklarata e pranimit të fajësisë ose mospranimit të bëhet në një konferencë tjetër, mirëpo mbrojtja e Haxhi Shalës Laurens Van Puyenbroeck bëri një kërkesë të tillë, transmeton lajmi.net.
“Ka të bëjë me deklarimin e Z.Shala. sic e keni konstatuar në paraqitjen e tij të parë, ai nuk është deklaruar mbi fajësinë apo pafajësinë e tij duke patur parasysh informacionet shumë të kufizuar që i janë dhënë atij në këtë moment. Ai me ka transmetuar qëndrimin e tij të qartë në këtë moment dhe dëshiron që ta shpreh këtë në gjykatë. Nuk e di nëse është e mundur. E kuptoj që nuk është çështje që lidhet me çështjen e materialeve, por desha ta nënvizojë në kohë. Ai dëshiron që të jep deklaratë të përgjithshme lidhur me deklarimin e tij”, tha Laurens Van Puyenbroeck.
Ndërsa sa i përket hetimeve, Përfaqësuesja e ZPS-së, Tans Shahabbudin, tha se janë në vazhdim e sipër
“Lidhur me hetimin, hetimi është në vazhdim e sipër. Megjithatë presim që do të ketë vetëm disa hapa shtesë në këtë fazë duke pasur parasysh provat që tashmë i kemi vlerësimi i jonë është që kjo do të na qojë në janar 2024. Natyrisht këtë e them që duhet marrë parasysh kushtin që nëse dalin prova të reja dhe që të lejmë hapësirë për këtë mundësi. Sa i takon llojit të provave që ne synojmë t’i paraqesim në gjykim kemi prova të dokumentuar, materiale, të dhënat nga thirrjet telefonike, thirrje telefonike, transkripte nga deklarata të ndryshme si dhe dëshmitar”, tha ajo.
Sa i përket numrit të dëshmitarëve, ZPS-ja tha se është mbështetur në deklaratat e dy prej tyre.
“Në parashtrimet e tona me shkrim kemi paraqitur një listë të këtyre provave që do të përbëjnë materiale të rregullës 102 (A) lidhur me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja është mbështetur në deklaratat e dy dëshmitarëve lidhur me aktakuzën e konfirmuar dhe synon që dëshmia e tyre të paraqitet në gjykim”, tha përfaqësuesja e prokurorisë.
Ndërsa mbrojtja e Shalës, tha se nxjerrja e materialeve në mënyrë të përshpejtuar është e rëndësishme për çështjen e paraburgimit.
“Nxjerrja e materialeve e përshpejtuar është tejet e rëndësishme për çështjen e paraburgimit sepse një nxjerrje e tillë do t’i jap mundësinë mbrojtjes që të bëjë një kërkesë, një mocion lidhur me këtë dhe përpara se të vlerësojmë nevojën e paraqitjes së një kërkesë të tillë, mbrojtja ka nevojë që të shqyrtojë të gjitha materialet relevante dhe kjo me teje nënvizon nevojën e nxjerrjes së materialeve në mënyrë të përshpejtuar”, tha Van Puyenbroeck.
Ndërsa, Prokurorja tha se do ia jepin mbrojtjes të gjitha materialet jo më larg se data 26 janar 2024.
Sa i përket materialeve mbështetëse të aktakuzës, gjyqtari i procedurës paraprake tha se ZPS-ja synon që t’i nxjerrë ato jo më larg se 11 janari 2024.
“Konstatoj se ZPS-ja synon të nxjerrë materialet nga rregulla 102 (1A) jo më vonë se 11 janar 2024. Gjithashtu, konstatoj se një pjesë e materialeve të ZPS-së sipas rregullës mund të kërkojnë masa mbrojtëse. Ftoj ZPS-në që të bëjë parashtrime shtesë sa i përket nxjerrjes të kësaj kategorie të materialeve, në veçanti sasia e tërësishme e këtyre materialeve nëse përkthimet në gjuhën shqipe të këtyre deklaratave të dëshmitarëve janë përfunduar dhe janë bërë dhe nëse ZPS-ja synon të thërras në gjykim këta dëshmitar”, tha gjyqtari.
Lidhur me këtë prokurorja tha se do të bëjnë të pamundurën që këto materiale të kësaj kategorie më përpara se data e propozuar
Sa i përket materialeve që synohet të përdoret në gjykim, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou tha se ZPS-ja synon që t’i nxjerrë ato deri me 19 janar 2024 dhe jo më vonë se 30 ditë përpara hapjes së lëndës së ZPS-së.
“Ne planifikojmë që t’i kemi 103 dokumente që janë thuajse 6 mijë faqe dhe përbën mesatarisht 15 deklarata të dëshmitarëve… Materiali është material shkresor, janë të dhëna të cilat janë nxjerrë nga telefonat mobil, janë materiale audovizive si dhe të dhëna të tjera. Kemi imazhe Forenzike të telefonave të të akuzuarve dhe bashkëkryerësve të konfirmuar në aktakuzën në kuadër të cështjes 10”, tha prokurorja.
Megjithatë, sa i përket materialit shfajësues, gjyqtari i procedurës paraprake i kujtoi ZPS-së që duhet të nxjerrët menjëherë për mbrojtjen.
Ndërsa, përfaqësuesja e ZPS-së tha se janë 14 gjithsej duke theksuar që është e mundshme që të përfshihen 55 faqe.
Pas kësaj, Nicolas Guillou urdhëroi miratimin e nënkategorizimit specifik për çështjen që duhet të zbatohet.
“Urdhëroj miratimin e nën kategorizimit specifik për çështjen që duhet të aplikohet, zbatohen në Ligen ëorkfloë sikurse specifikohet në urdhrin F00017 në paragrafin 21”, tha ai.
Sa i parket bashkimit të çështjeve gjyqësore Bahtjari dhe Januzi si dhe Haxhi Shala, Guillius tha se ZPS-ja ka dorëzuar një kërkesë për bashkimin e tyre.
“ZPS-ja ka dorëzuar një kërkesë të tillë njësojë për çështjen 10 që është parashtrim i protokolluar F00132. Si çështje paraprake, vërejë se në pajtim me rregulloren afati për mbrojtjen për t’iu përgjigjur kërkesës për bashkimin e çështjeve të ZPS-së takon në pushimin gjyqësorë të dimrit të gjykatës që fillon të hënën me 18 dhjetorë. Si pasojë, si në rastet e mëhershme unë synojë që të ndryshojë kalendarin për të dhënë kohë të mjaftueshme për mbrojtjen për të përgatitur përgjigjen e vetë. Në këtë kuadër dëshirojë të theksojë se gjatë konferencës së tretë të cështjes në çështjen 10 udhëzova ZPS-në të dorëzonte një aktakuzë të propozuar të cështjes 10 dhe 11 si dhe një përshkrim të propozuar të përbashkët sipas rregullës 86 (3) që do të përfshinte gjithashtu edhe nxjerrjen e materialit që qëndron në thelb të aktakuzës të propozuar të përbashkët”, tha Guillius.
Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e përbashkët në këto dy çështje gjyqësore jo më vonë se 12 janari 2024.
“Pasi kam dëgjuar palët konstatoj të përshtatshme që urdhëroj ZPS-në të dorëzoj një aktakuzë të përbashkët të propozuar për çështjen 10 dhe 11 sa i takon duke përfshirë këtu edhe përmbledhjen sipas rregullit 86 (3) dhe materialit përkatës mbështetës. Kërkoj gjithashtu që të ndryshohen edhe afatet e parashikuar me rregull për t’iu përgjigjur kërkesës për bashkim të cështjes së ZPS-së F00016. Për rrjedhojë, urdhëroj ZPS-në që së pari të dorëzoj një aktakuzë të përbashkët të propozuar për çështjen 11 dhe 10 përfshirë dhe përmbledhjen sipas rregullit 86 (3) dhe materialin mbështetës jo më vonë se 12 janar 2024 në orën 4 pasdite. Së dyti; Mbrojtjen e urdhëroj që t’i përgjigjet kërkesës së ZPS-së jo më vonë se 19 janar 2024 në orën 4 pasdite dhe urdhëroj ZPS-në që të përgjigjet jo më vonë sesa data 26 janar 2024 në orën 4 pasdite”, tha Guillou
Në aktakuzën e datës 12 dhjetor 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Shala i njohur ndryshe si komandant “Topi”, hënën e 11 dhjetorit ishte intervistuar në zyrat e EULEX-it, ndërsa të martën është transferuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.