Ofruesi i shërbimit të Internetit dhe TV-së “Telcomm”, i cili vepron në Komunën e Prizrenit përmes një njoftimi ka ftuar të gjithë ata klientën të cilët kanë ndërprerë marrëveshjen në mënyrë të një anshme, t’i kthejnë të gjitha pajisjet. Në të kundërtën “Telcomm”, secalin rast do ta paraqet në Përmbarues Privat.
Njoftimi i plotë nga Telcomm:
Njoftim i rëndësishëm për ish klientët të Provaiderit të Internetit “Telcomm”, aparatura e mos kthyer do të inkasohet përmes Përmbaruesit
Të nderuar ish konsumatorë,
Ju drejtohemi me një shqetësim lidhur me ish klientët tanë të cilët në mënyrë të njëanshëm e kanë ndërprerë kontratën dhe akoma nuk e kanë kthyer aparaturën tek kompania jonë.
Detyrohemi t’ju informojmë se moskthimi i aparaturës së Kompanisë “Telcomm” pas ndërprerjes së shërbimit na dëmton neve si biznes, dhe ky veprim mund të dërgojë juve tek një përmbaruesi privat.
Ky nuk është thjesht një njoftim – është një sinjal i rëndësishëm që kërkon veprime nga ana juaj.
Ky afat i jipet për të gjithë ish klientët deri më 31 Dhjetor 2023, prandaj mos rrezikoni pasojat serioze të një inkasimi të detyrueshëm të këtyre paisjeve.
Ju këshillojmë të mos prisni – koha është e rëndësishme. Merrni masa tani për të shmangur shqetësimet e ardhshme.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Thuhet në joftimin e Provaiderit të Internetit nga Prizreni “Telcomm”.