Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Kështu është vendosur në mbledhjen e Kryesisë e mbajtur më 1 dhjetor të këtij viti.
Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.
Më 4 prill 2021, presidentja Vjosa Osmani, me 71 vota në rundin e tretë të votimit, mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesë-vjeçar.
Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.