Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë Qerkin Krasniqi nga fshati Buqe i komunës së Sharrit, i cili ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vdekja e tij është bërë e ditur nga familjarët dhe varrimi i të ndjerit bëhet sot në kohë të namazit të Ikindisë në fshatin Buqe.
Qerkin Krasniqi ishte vëllai i dëshmorit Tasim Fadil Krasniqit.
Për vdekjen e tij ka njoftuar dhe bashkëluftëtari Zafir Berisha.