Bashkimi ende nuk ka gjetur trajner të ri për skuadrën.
Skuadra prizrenase që ka ndarë rrugët me Edin Kërveshin ende nuk ka njoftuar për zëvendësin e tij afatgjatë e siç ka mësuar AsistiOnline.com, ende s’ka ndonjë marrëveshje konkrete.
Ndër emrat që janë kontaktuar për postin e ‘timonierit të Bashkimit, AsistiOnline.com mëson se janë ish-trajnerët e Prishtinës: Matthias Zollner, Murat Bilge e Petar Mijoviç dhe ish-trajneri i Pejës Boris Kurtoviç, por ka edhe emra të tjerë që drejtuesit e klubit kanë folur për ti bindur, por deri tani pa rezultat.
Duket se pozita momentale në të cilën gjendet ekipi prizrenas ku në 8 ndeshje ka vetëm 1 fitore, po ia vështirëson punën për gjetjen e trajnerit të ri.
Në vikendin që e lamë pas, Bashkimi u mposht thellë nga Prishtina, duke thelluar krizën e ekipit.