Home LAJME Aplikoni në programin për fuqizimin e bizneseve të sektorit të mobilerisë përmes digjitalizimit

Aplikoni në programin për fuqizimin e bizneseve të sektorit të mobilerisë përmes digjitalizimit

0
Aplikoni në programin për fuqizimin e bizneseve të sektorit të mobilerisë përmes digjitalizimit

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për aplikime në programin e mbështetjes dhe fuqizimit të bizneseve në sektorin e mobilerisë dhe fushave të ndërlidhura.

Programi ka për qëllim:

– Mbështetjen e bizneseve startup, mikro dhe të vogla në sektorin e mobilerisë, përpunimit të drurit si dhe sektorëve të ndërlidhur, me theks të veçantë te ndërmarrjet e drejtuara nga gratë,

– Nxitjen e inovacionit dhe kreativitetit në këtë industri,

– Trajnimin teknik dhe trajnimin për biznes përmes kampeve e mentorimit, me fokus në krijimin e shkathtësive për zhvillim,

– Transformimin digjital për biznese pjesëmarrëse,

– Rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve për të arritur një ekosistem mbështetës.

Për më shumë informacione në lidhje me programin dhe aplikimin klikoni te linku në vazhdim:

https://bit.ly/3uMrMrZ

Linku për aplikim: https://shorturl.at/DRU39

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 10.12.2023.

Ky program mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe FEGO Project Kosovo ndërsa implementohet nga Makerspace Innovation Center Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here