Kryetari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryengocjatoren Edita Tahiri.
Në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit, thuhet se në këtë takim Totaj dhe Tahiri diskutuan për shumë çështje, e veçanërisht për sfidat në zhvillimin ekonomik në këtë komunë.
“Kryetari Shaqir Totaj priti sot në një takim kurtuazie diplomaten e njohur, Edita Tahiri, me të cilën diskutoi për shumë çështje, e veçanërisht për sfidat në zhvillimin ekonomik e shoqëror të Komunës së Prizrenit si dhe për tema të aktualitetit politik në vend” thuhet në fund të njoftimi.