Sot, nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.
Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi është duke u bërë në Rracaj të Gjakovës.
Trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Nxënësit e shkollës ku i kreu Liridona mësimet, shkojnë në rivarrim me portretin saj në bluza.
Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.