Nënkrytari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, sot ka marr pjesë në konferencën vjetore “DREAMin Kosovo 2023” dhe “dhe LEAPin Conference 2023”. Ai me këtë rast ka thënë se komuna jonë, në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa të këtilla, të cilat në fokus kanë zhvillimin e të rinjve, derisa komuna e Prizrenit ishte nikoqire e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Nënkryetari GAshi gjatë kësaj konference ka thënë se komuna jonë, në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa të këtilla, të cilat në fokus kanë zhvillimin e të rinjve si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.
Kosova ka moshën më të re në Evropë dhe kjo është një mundësi, por edhe një sfidë për zhvillim, që duke marrë edukim të mirëfilltë qoftë nga shkollat dhe fakultetet, por edhe nga edukimi joformal përmes organizimeve të këtilla, është stimulim i një shoqërie të mbështetur në dije, prandaj, mund dhe duhet të jetë synim i rinisë sonë për të ardhmen, ka thënë nënkryetari Gashi.