Përmes një njoftimi për media KEDS ka thënë se pas përfshirjes nga erërat e forta rajoni Dukagjinit e që ende gjendja nuk është stabile, në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë.
Për këtë situat të krijuar KEDS thotë se ekipet janë në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji.
“Pas raportimit të mbrëmshëm për përfshirjen e rajonit të Dukagjinit nga erëra të forta, për të vazhduar më tej edhe në atë të Mitrovicës e të Prizrenit, KEDS ka shtuar mobilizimin e ekipeve në terren.
Të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë.
Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falënderojmë për mirëkuptim.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.