Home VENDI Temperatura sot në Kosovë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

Temperatura sot në Kosovë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

0
Temperatura sot në Kosovë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta
Moti - Vranet

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot në Prishtinë në orën 14:00, sipas matjes së bërë në Aeroportin e Prishtinës, temperaturat kanë shënuar 21 gradë celsius.

Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në muajin dhjetor që nga vitet e 70-ta.

“21C në Prishtinë. Temperaturë rekorde për muajin dhjetor.

Erërat e forta jugore kanë sjellë masa mjaft të ngrohta afrikane mbi rajon. Deri në orën 14 në aeroportin e Prishtinës temperatura më e lartë është 21°C. Kjo edhe është temperatura më e lartë në Prishtinë për muajin dhjetor, në shënime që nga vitet e ’70-ta.

Në orën 14, 20.1°C ishte temperatura më e lartë në qendër të Prishtinës, në stacionin automatik të motit tek Observatoriumi i Prishtinës”, shkruan Prishtina Weather.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here