Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vrasësit e Liridona Mirselit duhet të dënohen, ndërsa vrasjen e saj e ka quajtur krim monstruoz.
Ajo ka theksuar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.
“Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, ka thënë ajo.