Home PRIZRENI ME RAJON Mirsad Jonuz emërohet trajner i Lirisë

Mirsad Jonuz emërohet trajner i Lirisë

0
Mirsad Jonuz emërohet trajner i Lirisë

Mirsad Jonuz është emëruar kryetrajner i klubit prizrenas, Liria.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi.

Njoftimi i plotë”

Liria, emëron kryetrajnerin

Mirsad Jonuz, i prinë Lirisë

Mirsad Jonuz, është kryetrajner i Lirisë.

Prezantimi tij , u bë sot (e mërkurë) .

Ai, shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit.

Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri ( drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti.

“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën.

Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.

Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi:” kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri.

Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh.

Marrëveshja është deri në fund të stinorit”, ka thënë Osmani.

“Supertifozi” i Kombëtares tregoi se çfarë i thanë prindërit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here