Home LAJME Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, të hënën temperaturat deri minus 7 gradë

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, të hënën temperaturat deri minus 7 gradë

0
Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, të hënën temperaturat deri minus 7 gradë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale të hënën do të lëvizin mes minus 7 dhe minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 2-5 gradë Celsius. Parashihet të jetë mot me diell e vranësira.

Të martën do të jetë moti kryesisht i vranët e me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 4 dhe minus 2 gradë Celsius. Mot kryesisht i vranët e me reshje shiu parashihet të mërkurën, e në vise të larta edhe reshje bore. Do të lëvizin temperaturat minimale mes 1 dhe 3 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell, ndërsa të premten do të jetë mot i vranët e vende-vende do të ketë riga shiu.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës”, thuhet nga Instituti./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here