Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, në një prononcim për TV Prizrenin ka thënë se edhe në orët e pasditës po vazhdon me intensitet të lartë pastrimi i borës në të gjithë territorin e komunës së Prizrenit.
“Sapo komunikova me Eko Regjionin, ekipet janë në terren. Rrugët janë të qarkullueshme, asnjë rrugë nuk është e bllokuar. Bora po vazhdon të bie, mirëpo ndërrmarja po vazhdon punen me kapacitete të larta. Mbrenda në qytet po pengojnë pastrimin e borës veturat e shumta të cilat po qarkullojnë vazhdimisht. Nëpër fshatra të Prizrenit të gjitha rrugët janë të kalueshme”, tha drejtori Lamaj për TV Prizrenin.