Home LAJME Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grabitësve të argjendarisë në Suharekë?

Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grabitësve të argjendarisë në Suharekë?

0
Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grabitësve të argjendarisë në Suharekë?

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, në një prononcim për KALLXO.com ka dhënë detaje se si ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit mes zyrtarëve të Policisë dhe personave të dyshuar për grabitjen që ndodhi sot në Suharekë.

Ai ka thënë se Policia ka pranuar informacionin për grabitje rreth orës 16:00 dhe patrulla që ka qenë afër vendit të ngjarjes i është përgjigjur rastit.

Sipas tij, ende pa dalë zyrtarët policorë nga vetura, të dyshuarit kanë gjujtur me armë në drejtim të Policisë me ç‘rast lëndime ka marrë polici që ka qenë duke drejtuar veturën.

“Me të pranuar informatën, baza e ka shpërndarë informacionin, ende pa dal prej veturë të dyshuarit kanë gjujt në drejtim të Policisë, me këtë rast njëri nga zyrtarët që ka qenë duke e drejtu mjetin ka marrë lëndime të lehta në këmbë dhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë kolegu tjetër ka dal prej veture dhe ka shkëmbye zjarr me të dyshuarit.

Ai ka një lëndim në dorë, do të thotë Polici i dytë i lënduar por jo me armë zjarri”- ka thënë ai.Alija tutje ka njoftuar se të dyshuar për rastin janë katër persona të cilët kanë qenë të maskuar e të armatosur.Ai ka njoftuar se targat e veturës e të dyshuarve ka rezultuar që janë vjedhur diku në Prishtinë.

“Tabelat kanë rezultu që janë të vjedhura”- tha ai.Tutje ai ka bërë të ditur se shitësi i lokalit nuk ka pësuar lëndime.“Të dyshuarit kanë arrite më marrë një sasi të konsiderueshme të arit në argjendari. Shitësi që ka qenë në lokal nuk ka lëndime. Ata kanë ik në drejtim të fshatrave. Për momentin dihet që është një veturë ngjyrë hiri”- tha ai.

Një polic ka marrë plagë në këmbë pasi ndaj tij dhe kolegëve të tij gjuajtën me armë disa grabitës, të cilët kanë grabitur një argjendari në Suharekë.Policia i ishte përgjigjur një informacioni për një grabitje të armatosur.

Nga të shtënat me armë deri më tani dëme ka pësuar një veturë e Policisë ndërsa të dyshuarit, sipas informacioneve të Policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me xhama të errët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here