Pesë nga të lënduarit në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas hedhjes së një granate dore në orët e para të së mërkurës.
Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar se katër të tjerët janë liruar për në shtëpi.
“Fillimisht, kanë ardhur nëntë persona. Më pas, ka ardhur edhe një. Katër prej tyre janë liruar, pesë janë dërguar në QKUK pasi kanë pas lëndime që s’trajtohen në Spitalin tonë”, ka thënë Veçgishti.