Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar demolimi i asfaltit të vjetër në një pjesë të rrugës “Edit Durham” (Tregu “Qylhan”) e më pas do të shtrohet asfalti i ri.
Njoftimi i plotë:
Rehabilitimi i rrugëve në Prizren është një sfidë e rëndësishme për zhvillimin modern të qytetit.
Kjo përfshin riparimin e shtresave rrugore, përmirësimin e trotuareve dhe infrastrukturës së transportit, që përmirëson lëvizjen, por, edhe ka ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Sot, filloi demolimi i asfaltit të vjetër në një pjesë të rrugës “Edit Durham” (Tregu “Qylhan”), që pas shtrimit të rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, me dinamikë të shpejtuar, do të asfaltohet, për ta përmbyllur projektin e rregullimit infrastrukturor të kësaj rrugë mjaftë të rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe këmbësorët.