Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për kërkesat dhe protestën e Policisë së Kosovës.
Kurti deklaroi se si qeveri janë të interesuar të zvoglësojmë rrezikshëmërin për këtë kategori.
“Së pari nuk kam çfarë i shtoj deklarimit ne kuvend, jemi te interesuar ta zvogëlojmë rrezikshmërinë, dallimi në investime për mjetet e punës sivjet 21 here më i lartë se para dy vjetëve. Ne po investojmë për rrezikshmëri, do t’i takoj, do t’i kontaktoj dhe do të shohim çfarë më tutje. Në të njëjtën kohë kam dhënë qëndrimin, do të ketë investime të vazhdueshme, rrezikshmëria zvogëlohet me mjete e pajisje pune”, ka thënë Kurti.