Home PRIZRENI ME RAJON “Hidroregjioni Jugor” lanson aplikacion për pagesën e faturave përmes telefonit

“Hidroregjioni Jugor” lanson aplikacion për pagesën e faturave përmes telefonit

0
“Hidroregjioni Jugor” lanson aplikacion për pagesën e faturave përmes telefonit

Përmes një komunikate dërguar mediave, KRU “Hidroregjioni Jugor”  Prizren, njofton se  me kënaqësi konsumatorëve iu prezanton aplikacionin E-HRJ i cili vjen si një zgjidhje e thjeshtë dhe e përshtatshme për t’i kryer pagesat e faturave të ujit, të informohen në çdo kohë mbi shpenzimet tuaja dhe shërbimeve tjera që i ofron ky aplikacion.

Me përdorimin e këtij aplikacioni ju e kurseni kohën sepse është në dizpozicionin tuaj 24/7 dhe shfrytëzimi i tij mund të bëhet në kohën tuaj të lirë.

Ju rekomandojmë që sa më shpejt të jetë pjesë e telefonit tuaj.

Ky aplikacion mund të shkarkohet në App store për telefonat iPhone dhe në Play Store në pajisjet Android.

Lidhur me përdorimin e këtij aplikacioni ju lutem ndiqni udhëzimet në videon ë mëposhtme.

Linku për pajisjet iOS: https://apps.apple.com/us/app/e-hrj/id6470203626
Linku për pajisjet Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=xk.hdrj.ehrj&pcampaignid=web_share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here