Home LAJME Një i vdekur dhe një i lënduar nga një vetaksident me traktor në Malishevë

Një i vdekur dhe një i lënduar nga një vetaksident me traktor në Malishevë

0
Një i vdekur dhe një i lënduar nga një vetaksident me traktor në Malishevë

Malishevë-Një person ka humbur jetën në Malishevë si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka shtuar se një tjetër është lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë Elezi.

Ai tha se i lënduari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Elezaj.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./BetimipërDrejtësi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here