Home PRIZRENI ME RAJON Nga nesër, DPMS në Prizren shpërndanë vërtetime për furnizim me dru për kategoritë e dala nga lufta dhe familjet skamnore

Nga nesër, DPMS në Prizren shpërndanë vërtetime për furnizim me dru për kategoritë e dala nga lufta dhe familjet skamnore

0
Nga nesër, DPMS në Prizren shpërndanë vërtetime për furnizim me dru për kategoritë e dala nga lufta dhe familjet skamnore

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se duke filluar nga 02.11.2023 do të mundësohet pajisja me vërtetim për furnizim me dru për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës së UÇK-së dhe për rastet e familjeve skamnore në Komunën e Prizrenit.

“Për herë të parë kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjet skamnore nuk do të kenë nevojë të paguajn për transport dhe sharritje të druve pasi që këtë shërbim do ta mbulojë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vërtetimi merret në zyrat e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale:

– Familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (02.11.2023 deri më 23.11.2023)

– Familjet skamnore (24.11.2023 deri më 08.12.2023).”, thuhet në këtë njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here