Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kombin turk për 100-vjetorin e krijimit të Republikës së Turqisë.
Presidentja Osmani ka thënë se shpreson që të vazhdojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve edhe në të ardhmen.
“Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe shumë shekuj tjerë dhe miqësi të fortë!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./RTK/