Për 900 familje nga komuna e Prizrenit në gjendje të vështirë ekonomike, nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë shpërndarë pako ushqimore.
Nga njoftimi i komunës bëhet e ditur se kujdes i veçantë i është kushtuar familjeve nga radhët e komuniteteve pakicë dhe familjeve nën asistencë sociale.