Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmbledhëse të sulmit serb në Banjskë, një muaj pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Partia në pushtet ka thënë se sulmi në Banjskë i zhveshi pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës, derisa ka shtuar se “tash është koha për sanksione”.
“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste… Shtetet që sponsorizojnë terrorizmin si Serbia mund të provojnë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare”, thuhet në videon e VV-së.
Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.