Home LAJME Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023

Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023

0
Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kanë mbajtur konferencë për medie, sa i përket pagesë shtesë prej 100 euro për mësimdhënësit si dhe kontratës kolektive.Hoti ka thënë se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13’të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.

“Jemi pajtuar që të paguhet paga e 13’të duke filluar nga viti 2023 E kemi saktësu pagesën për shujtën dhe transportin. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë me disa ndryshime teknike që do të bëhen gjatë ditës. Mendoj që është një momenti i mirë në fushën e arsimit që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit në vend”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkohë, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se çështja e pagës së 13’të lidhet ngushë me performancën e mësimdhënësve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here