Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raporton TV Prizreni.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Ai për TV Prizrenin tha se rasti ka ndodhur në rrugën e Transitit të vjetër rreth orës 14:20.
“Rasti ka ndodhur në rrugën Tranziti i vjetër. Policia ka pranuar informatën rreth orës 14:20. Pas pranimit të informatës kanë dalur në vendin e ngjarjes njësitë relevante. Si pasojë e shkrepjes së armës një person ka marrur lëndime dhe i njejti është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit. I dyshimti është arrestuar nga Policia. Gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është sekuestruar arma për të cilën dyshohet që është përdour dhe 6 fishekë. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për këtë rast dhe rasti po cilësohet si vrasje në tentativë, tha Gashi për TV Prizrenin.
Burime të TV Prizrenit bëjnë të ditur se janë arrestuar dy persona lidhur me këtë rast. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti./tvprizreni