Në javët e para të janarit ka pasur vërshime të mëdha në Kosovës, si pasojë e të cilave ishin dëmtuar shumë komuna.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se kanë ndarë fondin për çështjen e vërshimeve dhe po presin nga komunat që të prezantojnë dëmet dhe të vendoset për ndarjen e këtij fondi.
“Ne sot kemi ndarë fondin për çështjen e vërshimeve dhe tanimë po presim nga Komunat për të prezantuar dëmet dhe të vendoset më pas ndarja e tyre”, tha Hoti.
Këtë deklarim Hoti e bëri gjatë vizitës që pati në komunën e Gjilanit, ku edhe zhvilluan një konferencë të përbashkët me të parin e Gjilanit, bashkëpartiakun e tij, Lutfi Haziri.Çështjen e ndarjes së fondit Hoti e pati përmendur edhe disa ditë më herët, teksa vizitoi Vushtrrinë, një nga komunat më të dëmtuara nga këto vërshime.