Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, ka arrestuar në rajonin e Prizrenit një person të kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it.
I kërkuari u arrestua në Suharekë.
“Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë. I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’”, thuhet në komunikatën e Policisë.
I arrestuari është dërguar në stacionin policor në Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohen procedurat e parapara për rastet e tilla.