Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, përmes një postimi në facebook, njofton se ka arritur një donacion humanitar shumë i rëndësishëm nga bashkëatdhetari, Ruzhdi Kabashi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, me pajisje dhe mjete bashkëkohore për Personat me Nevoja të Veçanta.
Njoftimi i plotë
Qytetarë të nderuar të Zhurit dhe më gjerë!
Ju njoftojmë se në adresë të BL Zhur kanë arritur disa pajisje për njerëzit në nevojë si: karroca ulëse, si dhe karroca ndihmëse për ecje.
Ky donacion vjen nga bashkëatdhetari jonë zhurian me qëndrim në Zvicër, z. Ruzhdi Kabashi me familjen e tij.
Në emrin tim, në emër të z. Samidin Badalli si dhe në emër të BL – Zhur, e falënderojmë familjen Kabashi dhe i lutemi Allahut që ta shpërblej me mirësitë e tij!
Një falenderim i veçantë shkon edhe për kompaninë “Fanaj Transport” për transportin human që solli këto gjësende nga Zvicra deri në Zhur.
Të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjërën nga këto pajisje të lajmërohen në këto numra të telefonit:
Behar Begaj +38344151758
Samidin Badalli +38343559966