Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me datën 04.10.2023, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 10:00, do të mbahet konsultim publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për Transparencë Komunale.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për Transparencë Komunale
Dokumenti do të jetë në konsultim publik nga data 25.09.2023 deri më 25.10.2023, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 04.10.2023, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 23.10.2023 në orën 10:00, në e-mail-at e zyrtarëve: [email protected] dhe [email protected] .
Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për Transparencë Komunale, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Ueb faqen zyrtare, në rubrikën planet në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/