Home LAJME Osmani i kërkon Jordanisë ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare

Osmani i kërkon Jordanisë ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare

0
Osmani i kërkon Jordanisë ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe.

Sipas një komunikate dërguar mediave nga Presidenca, bëhet e ditur se Osmani dhe mbreti Abdullah II diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.

Sipas Osmanit, ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën kosovare të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Më tej, Osmani, tha se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi. Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here