Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion.
Të shtunën pesë persona kanë humbur jetën në tri aksidente të ndryshme komunikacioni. Në total, bazuar në raportin e Policisë, vetëm të shtunën janë regjistruar 62 aksidente trafiku.
Haradinaj u ka bërë thirrje edhe policëve të Kosovës që të jenë të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit.
“Mos e humbni jetën dhe mos i merrni jetën askujt në komunikacion. Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve! Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook./KOHA/