Bordi i Shërbimit Spitalor të Kosovës ka “përjashtuar” nga kandidimi për drejtor të këtij institucioni ushtruesin e detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, raporton GazetaBlic.Në dokumentin, të cilin e ka siguruar GazetaBlic, shihet se Krasniqi është vendosur tek kandidatët që s’i kanë plotësuar kriteret e nevojshme në krye të SHSKUK-së.
“I mungon përvoja menaxheriale, sipas kritereve të konkursit”, thuhet në arsyetimin e Bordit drejtuar Krasniqit.
Përvec tij, aty shihet edhe Gloria Staka që s’i ka plotësuar kriteret për drejtor të SHSKUK-së.Ndërkaq, Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata dhe Basri Lenjani, janë emrat e vendosur që i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e konkursit.
“Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë ose të paraqiten në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SSHKUK për t’u njohur me arsyet e detajuara për mos kualifikim për konkursin e mëtejmë”, thuhet në dokument./GazetaBlic