Bajselmani tha se procesi pajisjet me tekste shkollore mund të zgjasë deri në muajin tetor.
“Gabim i madh i Ministrisë të drejtën me të thënë, e kam shpreh se edhe vonesa ka qenë shumë e madhe. Edhe pse e kanë marrë këtë hap është vonesa jashtëzakonisht e madhe, nuk e di a do të kryhet deri në fund të shtatorit apo edhe në tetor furnizimi. Gjithsesi, mësimdhënësit kanë filluar t’i bëjnë edhe ndryshimet përpos që e kanë plotësuar katalogun, kanë filluar tani edhe t’i ndryshojnë jo të Albasit, jo të Dukagjinit, disa situata jo të këndshme se kanë lënë hapësirë për manipulim. Përndryshe si Suharekë kujtoj se qëndrojmë më mirë se komunat e tjera sepse jemi pak më unike, komunë e vogël edhe qytetarët janë të përgatitur, ekonomikisht nuk janë keq”, tha Bajselmani.
Duke folur për problemet me të cilat po përballën në këtë fillim të vitit shkollor, ai tha se kanë pranuar informata që në një shkollë në këtë komunë disa prindër kanë fshirë shënimet e mëhershme në libra në mënyrë që të njëjtat të mund të ripërdoren.
“Përafërsisht 64%, 64-65% më duket ka qenë të premten kur e kemi bërë një analizë, janë të pajisur. Nuk e kam shifrën e saktë, por kur e kemi kalkuluar javën e kaluar. Po, ka, (ankesa) është e njëjta temë pak edhe është bërë rutinë me shpreh tash këta pakënaqësinë, gati që nuk po i kuptojmë as ne rrethanat, vetëm që prindërit kanë qëndruar ka një qind apo më shumë para librarisë. Ajo pjesë ka qenë e dhimbshme. Tërë ditën kanë qenë kolonat para një librarie aty në komunën tonë. Kjo ka qenë e keqe, përndryshe ka pasur furnizim, e kemi një shqetësim që kemi dëgjuar që prindërit me një shkollë që i kanë shlyer librat e klasës 1-5, ato janë të përdoruara, ku kanë qenë me lapsa i kanë fshirë me gomë për t’i ripërdorur, gjë që nuk mund të bëhet”, tha ai përmes telefonit.
Në Kosovë, mësimi ka filluar me datën 1 shtator.
Këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që prindërit t’i blejnë librat për fëmijët ndërsa shteti t’i rimbursojë mjetet financiare./KSP