- Reklama -

Vonohen subvencionet për shumicën e bujqve, ministri Peci tregon arsyet

Bujqit i kanë korrë e vjelë disa prodhimeve bujqësorë për këtë vit, por shumica prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë.

Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi. Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e mangët.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ekzekutimi i mjeteve financiare për bujqit është në proces, ngaqë sipas tij, janë duke u realizuar edhe kontrollet te fermerët.

- Reklama -

Ministri Peci thotë se deri tani në xhirollogaritë bankare të fermerëve kanë dalë 30 milionë euro. Por, i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë, është rreth 100 milionë euro.

“Kanë dalë deri tash 30 milionë euro, ato janë në proces, janë duke u realizuar kontrollet dhe kompensimet. 8.9 milionë euro është shuma financiare që ka përfituar Rahoveci vetëm në 2022-tën, që do të rriten në vitin 2023”, ka thënë Peci.

Fermeri, Mirsad Mazreku ka theksuar se ende nuk i ka marrë subvencionet. Kultivuesi i rrushit ka thënë se shuma e subvencioneve duhet të rritet, sepse kultura e rrushit kërkon shumë investime.

“Subvencionet ende nuk i kam marrë prej Ministrisë Bujqësisë. Do të ishte më mirë të kryhet pagesa më herët, sepse na duhet edhe ndihmë për investime në vreshta. Rrushi edhe vreshtar si kulturë është e vetmja që ka punë më së shumti prej të gjithave kulturave, sepse unë merrem edhe me patate e kultura tjera, por e vetmja kulturë që ka më së shumti punë është rrushi. Në lidhje me subvencione, e vetmja kulturë po ashtu është që nuk është bërë ngritja e subvencioneve. Të ishte kryer pagesa e subvencioneve më herët do të kishte qenë ndihmë edhe me e madhe për bujqit. Mospagesa e subvencioneve me kohë në muajin e tretë, që ne të investojmë ku duhet, sepse tash është sezoni që shesim dhe do të na ishin gjendur pak”, ka thënë Mazreku.

Edhe fermeri Shpend Haxhi Mustafa, ka thënë se vonesa e subvencioneve po i shkakton shumë vështirësi edhe në kultivimin e produkteve bujqësore.

“Ende nuk i kemi marrë subvencionet, edhe pse deri tash do të duhej t’i merrnim. Kjo po na pengon edhe në punë, jemi në pritje të lëshohen, sepse kultivojmë gjashtë hektarë e gjysmë rrush”, ka thënë Haxhi Mustafa.

Po ashtu, Anid Hoxha shpreh shqetësimin e tij për vonesën subvencioneve. Ai kërkon që subvencionet të dalin sa më shpejt.

“Ende nuk i kemi marrë subvencionet këtë vit dhe po presim prej institucioneve që të dalin sa më shpejt, pasi kemi 7 hektarë e gjysmë rrush”, është shprehur Hoxha.

Po ashtu edhe pagesat për plehërimin dhe naftën nuk janë proceduar ende për bujqit. Për këtë, fermerët janë të obliguar të sjellin faturat si dëshmi. /KSP

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort