Home LAJME Rriten çmimet e produkteve, kryesisht te ato të konsumit

Rriten çmimet e produkteve, kryesisht te ato të konsumit

0
Rriten çmimet e produkteve, kryesisht te ato të konsumit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin gusht të këtij vitit, transmeton Reporteri.net.

Sipas ASK-së çmimet e konsumit në muajin gusht janë rritur për 3,2 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,2% në muajin Gusht 2023 krahasuar me muajin Gusht 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (28,0%), pemët (11,4%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (7,2 %), pijet alkoolike, duhani (6,3%), pijet joalkoolike (5,7%), blerja e automjeteve (5,1%), buka dhe drithërat (4,5%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (4,5 % ), shërbimet për transport (4,4%), mishi (3.8%) dhe qumështi, djathi dhe vezët ( 2,4 %), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here