Home LAJME PDK në përkrahje të zyrtarit të saj, Nezir Çoçaj, pas ftesës që iu bë atij nga Specialja

PDK në përkrahje të zyrtarit të saj, Nezir Çoçaj, pas ftesës që iu bë atij nga Specialja

0
PDK në përkrahje të zyrtarit të saj, Nezir Çoçaj, pas ftesës që iu bë atij nga Specialja

Përmes një komunikate përkrahëse, dega e PDK-së në Prizren është vënë në mbështetje të kandidatit të saj për deputet, Nezir Çoçaj, pas ftesës së iu bë atij nga Gjykata Pseciale.

“Si e gjithë UÇK-ja që është në shënjestër të orkestrimeve, këto ditë po sfidohet edhe PDK- ja, përkatësisht kandidati i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Andaj, mbështetur në situatën, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren mbështet fuqimisht kandidatin e saj z.Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po tentohet që të njolloset figura e tij.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren fuqishëm e mbështet kandidatin e saj Nezir Çoçaj.Nezir Çoçaj, dje në luftë ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së, pas luftës u angazhua në forcimin e shtetit, në institucionet e Republikës së Kosovës, duke e fituar dy herë besimin e popullit për deputet në Parlamentin e Kosovës. Dhe shpresojmë se edhe këtë herë do ta fitojë besimin e popullit për të qenë në vijën e parë për ta mbrojtur në mënyrë institucionale luftën e drejtë të UÇK-së dhe vlerat e luftës në përgjithësi.
Nezir Çoçaj, duke qenë për shumë vite udhëheqës i Institutit Pedagogjik të Kosovës, ka kontribuar shumë në fushën e arsimit, meqë edhe synimi i tij është për një arsimim të shëndoshë dhe gjithëpërfshirës. Ai ka ndihmuar shumë në jetësimin e kurikulës së re të arsimit, duke qenëpjesë aktive e hartimit të kësaj kurikule me standarde evropiane.
Sfidat për te dhe për PDK-në, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë asnjëherë pengesë për zbatimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve te Kosovës, sepse siç ka theksuar edhe vet Nezir Çoçaj : Posti im më i lartë që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së – andaj edhe këtë sfidë do ta përballojë PDK-ja, duke dalë faqebardhë dhe duke e dëshmuar fuqishëm pafajësinë e UÇK-së.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here