Home SPORT Zvicra nuk stërvitet në Kosovë

Zvicra nuk stërvitet në Kosovë

0
Zvicra nuk stërvitet në Kosovë

Të shtunën me fillim nga ora 20:45, Kosova do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër Zvicrës.

Kjo ndeshje do të jetë mjaft e veçantë dhe tejet e rëndësishme për të dyja kombëtaret.

Tek “helvetikët” do të jenë edhe disa futbollistë me prejardhje shqiptare që do të luajnë si: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Uran Bislimi dhe Ardon Jashari.

Por, kombëtarja e udhëhequr nga Murat Yakin, nuk ka pranuar që të stërvitet në Kosovë.

Futbollistët dhe stafi kanë zgjedhur një tjetër vend për ta kryer këtë.

Ata e kanë zgjedhur një kamp sportiv malor në Riddes (Valais) me pamje panoramike.

Zviceranët do ta kenë vetëm një konferencë për media para ndeshjes me “Dardanët” të shtunën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here