Home LAJME Kryeministri Kurti reagon për armatimin që u gjet në veri

Kryeministri Kurti reagon për armatimin që u gjet në veri

0
Kryeministri Kurti reagon për armatimin që u gjet në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për sasinë e armatimit që u kap sot në një shtëpi në Zveçan, pas një bastisje nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, Kurti ka bërë të ditur bastisja është kryer në prezencë të KFOR-it dhe se atje janë gjetur armë të tipit ushtarak.

“Një tjetër fitore për sundimin e ligjit dhe sigurinë. Sot Policia e Kosovës në prezencë të KFOR-it, bastisi një depo armësh në Zveçan që përdorej për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme. U konfiskuan armë të tipit ushtarak si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë”, ka shkruar Kurti./RTK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here