Home LAJME Zjarrfikësit prizrenas trajnohen në Gjermani, së shpejti do të marrin si donacion automjetin me shkallë në lartësi deri 30m

Zjarrfikësit prizrenas trajnohen në Gjermani, së shpejti do të marrin si donacion automjetin me shkallë në lartësi deri 30m

0
Zjarrfikësit prizrenas trajnohen në Gjermani, së shpejti do të marrin si donacion automjetin me shkallë në lartësi deri 30m

Disa zjarrfikës nga Prizreni, të shoqëruar nga drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj- Shala, ndodhen për trajnime në Gjermani, ndërsa së shpejti pritet të pajisen me një donacion të rëndësishëm nga komuna e binjakëzuar e Bingenit me një automjet me shkallë në lartësi 30 metër, ka njoftuar drejtoresha, Sinanaj Shala, në llogarinë e saj në facebook.

“Dita e parë e trajnimit… Zjarrfikësit prizrenas së shpejti do të marrin donacion një automjet me shkallë rrotulluese me gjatësi 30m.

Falënderojmë kryetarin e Bingenit, z.Tomas Feser ,për donacionin si dhe kryetarin Shaqir Totaj që është i përkushtuar për të bërë më të mirën për qytetarët e Prizrenit. Vazhdojmë me punë të mira….”, ka shkruar drejtoresha, Sinanaj – Shala.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here