Ministria e Zhvillimit Rajonal ka nënshkruar 130 kontrata me përfituesit e granteve nga programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar. Përfitues të granteve janë të rinjtë dhe gratë në biznes.
“Qëllimi i ministrisë është zvogëlimi i importit e rritja e eksportit”, tha me këtë rast ministri Fikret Damka.
Për këto grante ministria ka ndarë 1.5 milionë euro./RTK/