Shefi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi.BBC njofton se edhe nëntë persona të tjerë që ishin në aeroplan me Prigozhinin kanë vdekur.
Rasti ka ndodhur në veri të Moskës.Prigozhin ka drejtuar grupin e mercenarëve “Wagner”, i cili ka marrë pjesë në luftën në Ukrainë përkrah forcave ruse.
Për shkak të pakënaqësisë me presidentin rus, Vladimir Putin, Prigozhin kishte tërhequr luftëtarët e tij nga Ukraina.Ai kishte arritur të merrte nën kontroll zona në Rusi dhe kishte nisur një operacion për ta rrëzuar nga pushteti presidentin rus.Por, ndërkohë që forcat e tij po përparonin shpejt drejt Moskës, Prigozhin merr vendim që ta ndalë operacionin.
Pas disa ditësh, ai është lejuar të hyjë në Bjellorusi, ku me luftëtarët e tij e ka regjistruar grupin si “organizatë edukative”.Prania e grupit “Wagner” në Bjellorusi ka ngjallur frikë dhe tensione te vendet fqinje, anëtarë të NATO-s.